Menaxhim

Indeksi: Mirëqenia dhe shëndeti, problemet kryesore të Shqipërisë. Energjia e rinovueshme dhe shkëmbimi i studentëve, tregues pozitivë

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ndodhet në vendin e 64-të nga 169, sipas renditjes së vendeve më të mira në në botë (sa më pranë numrit 1 aq më i mirë).

Indeksi i “The Good Country Index” mat mirësinë e shteteve sipas menaxhimit kombëtar,  marrëdhënies dhe bashkëpunimeve që kanë me vendet e tjera bazuar në 7 tregues.

Sipas tyre, Shqipëria renditet e 119-ta në treguesin e shëndetit dhe mireqënies, e 108-ta në kontributin në kulturë, e 109-ta për rendin, e 106-ta për kontributin në shkencë dhe teknologji, e 60-ta për klimën, e 26-ta për prosperitetin dhe e 12-ta në botë për paqen dhe sigurisë ndërkombëtare. Në botë Shqipëria është e fundit nga vendet e rajonit, por lë pas vende si Pakistani, Bangladeshi, Guinea, Nigeria, Sierra Leone, Libia, Gaboni apo Zimbabve. Në nivel rajoni pozitat më të mira i ka Serbia, e cila është renditur në vend të 38-të mes 169 vendeve të botës.

Klasifikimi i mëparshëm, e rendiste Shqipërinë në vendin e 74-t midis 149 shteteve.

Tregues të tjerë, të renditur poshtë treguesëve kryesorë, ku Shqipëria renditet nën mesataren e përgjithshme është ajo e kontributit në mirëqenie dhe ndihmat ushqimore, në numrin e lartë të refugjatëve dhe lirisë së medias.

Por renditet mbi mesataren për tregues si shkëmbimi i studentëve të mirë, gjurmet ekologjike, energjinë e rinovueshme,  eksport të armëve dhe nivelin e lindshmërisë.
Në vend të parë në këtë renditje globale ndërkohë, që mund të përkthehet edhe si vendi më solidar me shtetet e tjera është Suedia, ndjekur nga Danimarka, Gjermania dhe Hollanda. Më pas ndjekin Finlanda, Kanadaja dhe Belgjika. Në vend të fundit me pozitat me të dobëta renditen vende si Mauritania dhe Siria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë