Nga Gazeta ‘SI’ – Ndonëse indeksi i vdekshmërisë nga aksidentet ka pësuar ulje të fortë, numri i viktimave dhe aksidenteve rrugore në vend mbetet i lartë.
Indeksi i Drejtorisë së Shërbimeve Rrugore raporton se në vitin 2025 janë raportuar 11.8 viktima për 1 miliardë kilometër të përshkruar me makinë, në total 14.4 mld kilometra. Ndërsa në 2018-n kjo shifër ishte 26.3 viktima për mld kilometër. Numri i viktimave është ulur me 55% ndërsa kilometrat e përshkuar janë rritur 80%.
Sipas DPSHTRR, për 10.000 shoferë, indeksi raportohet 1.2 vdekje, 19% më pak se në 2024-n kur ishte 1.5.
INSTAT raporton se janë shoferët në moshë të re që shkaktojnë më shumë aksidente në rrugë, por sipas DPSHTRR, aksidentet e shkaktuara nga grupmosha 25-34 vjeç janë pakësuar me 12% në një vit.
Në total, nga janari në korrik të këtij viti, në Shqipëri janë regjistruar 767 aksidente dhe 170 viktima.
DPSHTRR thekson se viti 2025 ka prekur nivelin më të lartë të regjistruar të motorizimit, 371 mjete për 1000 banorë, rritje 84% krahasuar me vitin 2018. Më shumë se 1 milionë mjete qarkullojnë momentalisht në rrugët e Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



