Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria zë vendin e 74-të në renditjen botërore të Indeksit të Riskut të Investimeve dhe Elasticitetit, nga 226 shtete në listë.
Indeksi vlerëson shtetet më të sigurta për investime, bazuar në rrezikun e mat ekspozimit ndaj një lufte, ndryshimeve klimatike apo problemet e brendshme politike e ligjore. Treguesi i elasticiteti mat aftësinë e një shteti për t’u rikuperuar dhe përshtatur me ndryshimet drastike që përballet.
Sipas Henley & Partners që bën matjet, Shqipëria vlerësohet me një rrezik të ulët, 27.5 pikë në total dhe kjo për shkak të riskut të lartë në aspektin ligjor dhe rregullativ që vlerësohet me 0.49 pikë nga 1 pikë. Stabiliteti politik shihet po ashtu me risk, 0.35 pikë.
Shqipëria vlerësohet elastike për rikuperim me 55.01 pikë, për shkak të klimës së favorshme 0.81 pikë dhe aspektit social 0.69 pikë. Inovacioni është ‘thembra e Akilit’ për Shqipërinë.


Gjithsesi Shqipëria renditet e fundit nga vendet e rajonit, të cilat shfaqin një rrezik më të lartë destabiliteti, por një forcë rikuperimi më të lartë. Maqedonia e Veriut mban vendin e 65-të, Mali i Zi, 69 dhe Serbia vendin e 71.
Ekzekutivët e Henley shkruajnë se bota po përballet me ndryshime të shpejta nga aspekti politik tek ai teknologjik dhe në kundërshtim me teorinë e Darwin, do të fitojë ai që përshtatet më mirë; as më i forti dhe as më i madhi.
Indeksin e udhëheq Zvicra dhe vendet nordike si shtetet më të sigurta për investime dhe me elasticitet të lartë riformimi.
Sudani i Jugut, Libani dhe Pakistani mbyllin listën si vendet me rrezik më të lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



