Nga Gazeta Si- Shqipëria ka rënë me 4 vende në indeksin global të lumturisë në krahasim me një vit më parë.
Këtë vit, Shqipëria renditet në vendin e 87-të, ndërkohë që në vitin 2023 ishim në vendin e 83 të listës. Ndërsa në 2022, Shqipëria renditet në vendin e 90.

Finlanda zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi, ndërsa nga ana tjetër, Afganistani ishte në vendin e fundit.
Sipas kësaj liste, Kosova qëndron në vendin e 29-të, ndërsa një vit më parë ishte renditur në vendin e 34. Ndërsa Greqia renditet në vendin e 58-të, Italia në vendin e 41 dhe Serbia në vendin e 37-të.
Tetë vende evropiane janë në dhjetëshen e vendeve më të lumtura, ku Danimarka qëndron në vendin e dytë në listën e 140 vendeve dhe Islanda në të tretën. Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe Suedinë, Izraelin, Holandën, Norvegjinë, Luksemburgun, Zvicrën dhe Australinë.

Britania ra në renditje, e cila ishte në vendin e 20-të pas vendeve si Lituania ose Republika Çeke, si dhe SHBA-të , të cilat ranë tetë vende në krahasim me vitin 2023. Në 2023 SHBA-të ishin në vendin e 15 ndërsa këtë vit në vendin e 23-të.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se lumturia e të rinjve shqiptarë renditet në vendin e 66, e fundit në rajon. Serbia renditet në vendin e 3 ndërkohë që Kosova renditet në vendin e 23. Ndryshe nga të rinjtë, të moshuarit janë akoma dhe më të palumtur pasi Shqipëria renditet në vendin e 100 nga 143 vende.
Në këtë kontekst, studiuesit argumentojnë se evropianët e rinj dhe amerikanët e veriut po kalojnë një fazë që i ngjan një “krize të moshës së mesme”.
Hulumtimi i Raportit të Lumturisë Botërore bazohet në përgjigjet dhe vlerësimet e qytetarëve të vendeve në lidhje me jetën e tyre dhe emocionet pozitive dhe negative që ata përjetojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.