Treg

Indeksi i kriptomonedhave, Shqipëria ndër vendet me vlerat më të larta kundrejt fuqisë blerëse

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria është renditur në vendin e 96-të nga 146 shtete në listën e Indeksit të Adaptimit të Kriptomonedhave për vitin 2022.

Raporti i kompanisë Chainalysis vlerëson përshtatjen e kriptove sipas shteteve, në bazë të pesë treguesve të ndryshëm.

Në treguesin e parë “vlera e transaksioneve në shërbime të centralizuara”, ku Shqipëria renditet në vendin e 105-të, raporti mat aktivitetin e kriptomonedhave në shërbime të centralizuara (platforma këmbimi) në raport me fuqinë blerëse të qytetarëve, PPP, sipas vendit. Sa më i lartë të jetë raporti i vlerës së marrë ndaj PPP për frymë, aq më e lartë është renditja, që do të thotë se Shqipëria është ndër vendet me transaksionet më të larta në kripto për vitin 2022.

Treguesi i dytë është pothuajse i njëjtë por matjen janë bërë sipas aktivitetit individual ndaj fuqisë blerëse dhe Shqipëra renditet në të njëjtin vend, 105.

Në treguesin e tretë, raporti mat transaksionet midis dy individëve, P2P, ku Shqipëria listohet në vendin e 49-të.

Treguesi i katërt mat transaksionet e kriptove që kanë ndodhur në sistemet DeFi, sisteme të decentralizuara të krijuara në blockchain për të kryer transaksionet. Shqipëria është në vendin e 86-të.

Në treguesin e pestë, raporti mat transaksionet në DeFi, por individuale, ku vendi jonë është në vendin e 76-të.

Për të dytin vit radhazi, Vietnami renditet i pari në adoptimin e kriptomonedhave. Një vështrim në nënrenditje tregon se Vietnami ka fuqi blerëse jashtëzakonisht të lartë dhe mjete të përshtatur mirë me popullsinë rreth, DeFi dhe P2P të kriptomonedhave. Burime të tjera kanë vënë në dukje gjithashtu se dashuria e Vietnamit për kriptomonedhat është shumë e madhe. Sondazhi i bërë në vitin 2020 zbuloi se 21% e konsumatorëve vietnamezë kanë raportuar se përdorin ose zotërojnë kriptomonedha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë