Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria është përkeqësuar me 4 vende në indeksin e Inovacionit, duke u renditur e 84-ta në 133 vende të analizuara. Kjo është pozita më e keqe e Shqipërisë në 4 vitet e fundit. Në 39 ekonomitë e Europës, Shqipëria renditet e 38-a.
Pika më e fortë e Shqipërisë është infrastruktura, ku renditet në vendin e 31, ndjekur nga institucionet 60 dhe sofistikimi i biznesit 64. “Thembra e Akilit” për Shqipërinë janë burimet njerëzore ku ajo qëndron në rendin e 101, ndjekur nga prodhimi kreativ 99 dhe sofistikimi i tregjeve 91.
Shqipëria prodhon më pak inovacion në krahasim me nivelin e saj të investimeve në inovacion, thotë raporti i WIPO, Organizata për Pronësinë Intelektuale.
Përparësitë kryesore të inovacionit të Shqipërisë janë përdorimi i energjisë me karbon të ulët, (renditja 5), përdorimi i energjisë në raport me PBB-në, (renditja 12) dhe flukset neto të IHD-ve ndaj PBB ( 14).
Indeksi i Inovacionit është një renditje e aftësive dhe rezultateve të inovacionit të ekonomive botërore. Ai mat inovacionin bazuar në kritere që përfshijnë institucionet, kapitalin njerëzor dhe kërkimin, infrastrukturën, kredinë, investimet, lidhjet; krijimi, përthithjen dhe përhapjen e njohurive; dhe prodhimin kreativ.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.