Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është përkeqësuar në Indeksin e barazisë Gjinore për vitin 2025, duke u vlerësuar me 0.763 pikë nga 0.780 një vit më parë.
Në 2025-n Shqipëria listohet e 36-a nga 148 shtete, 12 vende poshtë renditjes së vitit të shkuar.
Ndër katër indikatorët që mat Indeksi, Shqipëria ka një përkeqësim të fortë në fuqizimin politik të grave, ku ka rënë në vendin e 42-të nga vendi i 30-të. Arsimi dha një ndikim të ulët në përkeqësim, ku nënindeksi nga 0.958 ra në 0.955 për shkak të përfshirjes në arsimin fillor që u ul me 5.9 pikë përqindjeje dhe përfshirjes në arsimin e mesëm që u ul me 6.8 pikë përqindjeje.

Indikatori i shëndetit u përmirësua me 16 vende nga viti i shkuar. Ai i pjesëmarrjes ekonomike u përmirësua lehtë në pikëzim, por mbajti po të njëjtën renditje, vendi i 16-të. Tregu i punës vijon të pasqyrojë pabarazi gjinore.
Në Europë Shqipëria renditet në vendin e 20 nga 40 shtete. Shqipëria është më mirë në renditje se Italia, që është e 35-a në Europë. Kryesimin në Europë e mbajnë Islanda, Finlanda, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.