Lajme

Incidenti në Korçë, Lëvizja Vetëvendosje mohon: Nuk u organizua nga ne

Lëvizja Vetëvendosje me degën në Shqipëri, përmes një postimi në Facebook, sqaron publikisht se nuk është ajo organizatorja e hedhjes së gazit lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviç në Korçë.

Në status shkruhet, se lëvizja ka marrë shkasë për sqarimin për shkak të disa lajmeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku thuhet se Lëvizja Vetëvendosjeka hedhur gaz lotsjellës në koncertin e këngëtarit të njohur.

Më herët, policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar të hedhjes së kapsollës lakrimogjene gjatë koncertit. Ardhja e Bregoviç në Korçë shkaktoi debate të forta në Shqipëri dhe Kosovë, sidomos në komunitetin e artistëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë