Drejtësia

Inceneratori i Fierit / SPAK dërgon dosjen në gjyq për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 19 persona të tjerë

Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Fierit, ndërsa u ka komunikuar akuzat 21 personave të pandehur. Mes tyre për gjykim janë dërguar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Sipas SPAK, ka rezultuar se për këtë incenerator janë paguar 4 milionë Euro, për punë që nuk janë kryer asnjëherë, ndërsa 60 milionë Lekë përllogaritet dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit.

Ish-deputeti Bllako në atë kohë sekretar në Ministrinë e Mjedisit akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Nga hetimi i SPAK rezulton se ai në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit kanë ndihmuar në favorizimin e kompanisë fituese, si dhe ka përfituar një shumë prej rreth 15 milionë lekë ryshfet.

Akuzat për korrupsioni dhe shpërdorimit të detyrës i janë komunikuar edhe ish-ministrit Lefter Koka. Dy ish-zyrtarët e lartë janë marrë të pandehur për të njëjtat akuza edhe për koncesionin e Elbasanit.

Ndërkohë 19 zyrtarë e administratorë kompanish që kanë kryer punime në inceneratorin e Fierit, mes të cilëve edhe Klodian Zoto, janë gjithashtu të pandehur për shpërdorim detyre dhe skemë mashtrimi me fatura fiktive.

Mes tyre janë Etleva Kondi (ish-drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për inceneratorët e Elbasanit e Fierit), inxhinieri Arben Dervishaj (zv.president i FSHF-së), Klodian Zoto (aksioner kryesor i inceneratorit, i shpallur në kërkim nga policia), Arenc Myrteza (administratori i kompanisë), etj.

Gjatë hetimeve, janë vendosur sekuestro preventive për pasuritë e ish-ministrin Lefter Koka me vlerë 146 mln lekë dhe babait të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, Edmond Bllakos, me vlerë 14 mln lekë.

Po ashtu, janë vënë në sekuestro pasuritë e “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se Kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Alqi Bllako, kanë falsifikuar dokumentet, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projekt-vendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”.

Përmes një njoftimi për mediat, SPAK specifikon skemën e abuzimit dhe veprat penale për secilin prej emrave të përfshirë.

Lefter Koka, Ish Ministër i Mjedisit, i akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, parashikuara nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal, si dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a”dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Alqi Bllako, Ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”( dy herë), parashikuara nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal.
 
Pëllumb Abeshi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Etleva Kondi, akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 248- 25, 259 i Kodit Penal.

Arben Dervishaj, akuzuar se për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Klodian Zoto, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim, (dy herë), “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 245 – 25 (tre here), 244, 143/3 – 25, 144/a -25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Arenc Myrtezani, akuzuar për veprat  penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim , “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 – 25, 143/3 e 25, 144/a e 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Loran Dusha, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25 dhe 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 e 25 i Kodit Penal.

Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza, akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi, Gentian Zifla, akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal.

Personat juridik: “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25, 143/3 e 25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Personat juridik: “Sili” sh.p.k, “P.Y” sh.p.k, “Pivot 04” sh.p.k, akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Personat juridik: “Best Services”sh.p.k, “Frogy 03”sh.p.k, “General Servis”sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-17” sh.p.k, “Pupa Services” sh.p.k”, “RSI & T Group”sh.p.k, “Froggy”sh.p.k, akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a e 25 i Kodit Penal.

Pas kërkesës së bërë nga organi procedues, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.134, datë 28.03.2022, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, me Nipt L62205045F, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me Nipt L02302032C, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit Lefter Koka, nr. 26/212/ND-34, Vol 51, Fq.179, ZK.8512, lloji “Njësi”, me sipërfaqe 1140 m2, nr.26/212/ND-N-4, Vol.49, Fq.58, ZK.8512, lloji i pasurisë “Njësi”, me sipërfaqe 789 m2,  nr.26/212/ND-N-2, Vol.49, Fq.56, ZK.8512, lloji i pasurisë “Njësi”, me sipërfaqe 789 m2,  nr.26/212/ND-N-35, Vol.51, Fq.180, ZK.8512, lloji i pasurisë “Njësi”, me sipërfaqe 626.8 m2. Këto pasuri ndodhen në objektin “Pistë në det”, me një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit Edmond Bllako, me nr.2/373+1-77, Vol.4, Fq.84, ZK.8280, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë: Rruga Elbasanit, Shk.1, K.11, Ap.77, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë