Nga e mërkura Imzot Giovani Peragine ka marrë zyrtarisht detyrën e Arqipeshkvit të Dioqezës Shkodër-Pult.
Ceremonia e dorëzimit të detyrës u mbajt pranë katedrales së Shkodrës, ku iu dorëzua detyra nga Monsinjor Angelo Massafra.
Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër Pult, Imzot Peragine u shpreh se “me ardhjen në këtë Arqipeshkvi të Dioqezës Shkodër-Pult jam i vetëdijshëm se po shkel në një tokë të shenjtë, një tokë e larë me gjakun e shumë martirëve, të cilët për të dëshmuar besnikërinë e tyre ndaj Krishtit dhe për të treguar afërsinë e tyre me njerëzit nuk ngurruan të japin jetën si Krishti”.
Monsinjor Peragine u caktua Ipeshkëv kuaditor në maj të vitit të kaluar pas dorëheqjes së Monsinjor Angelo Massafra, i cili shërbeu në Shkodër për 28 vite.
Mesha e parë zyrtare e kreut të ri të Kishës Katolike në Shkodër do të mbahet më 11 janar./ATA/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



