Lajme

Imzot George Frendo: Bashkohemi me lutjen e 14 majit për fundin e pandemisë

Edhe katolikët e Shqipërisë do të bashkohen me besimtarët e botës më 14 maj, në Ditën Botërore të lutjes, agjërimit dhe veprave bamirëse, për çlirimin e globit nga pandemia Covid-19.

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit, u bën thirrje besimtarëve katolikë, por edhe bashkësive të tjera fetare në Shqipëri, t’i bashkohen kësaj nisme dhe të marrin pjesë në këtë lutje.

Me vetëdijen se lutja është “arma më e mirë”, krerët e të gjitha besimeve fetare u kanë kërkuar bashkësive të tyre, t’i përgjigjen kërkesës së Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor – fryt i nënshkrimit të Dokumentit të 4 shkurtit 2019 nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmed Al-Tayyeb – për t’u lutur, për të agjëruar e për të bërë vepra bamirëse më 14 maj, në Ditën Botërore, që synon t’i përfshijë të gjithë ata, që besojnë në Zotin e në të mirën, në britmën e përgjëruar të njerëzimit drejtuar të Tejetlartit për ta ndalur përhapjen e Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë