Një tub që mbështet enët e vogla të gjakut mund të ofrojë një mënyrë të re për të luftuar impotencën mashkullore.
Tubi në formën e një stenti “mbillet” brenda enëve të vogla të gjakut me përmasa vetëm 1 mm të gjëra.
Stent është “projektuar” për të zgjeruar arteriet që janë shkatërruar si rezultat i aterosklerozës, ku depozitat yndyrore në enë kufizojnë rrjedhën e gjakut, e cila përbën deri në 80 përqind të rasteve të impotencës.
Këto stente kanë ilaç për të ndaluar sistemin imunitar që t’i sulmojë ato. Studimi i ri tregon se në tetë nga dhjetë burra, trajtimi ishte i suksesshëm.
Impotenca ose mosfunksionimi erektim është paaftësia e vazhdueshme për të arritur ose mbajtur një ereksion.
Arteriet që furnizojnë penisin janë shumë më të vogla dhe përpjekjet e mëparshme për të përdorur stente për mosfunksionim erektil kanë shfaqur probleme sepse trupi i shikon ato si trupa ‘të huaj’, duke bërë që mekanizmi të reagojë keq.
Kjo shkakton bllokimin e arterieve.
Në provën e stentit të ri, të raportuar në Gazetën e Mjekësisë Seksuale, 100 burra të moshës 50 deri 70 vjeç me probleme të ereksionit të shkaktuara nga arteriet e bllokuara e provuan metodën e re nën anestezi.
Zonat e ngushtimit arterial identifikohen së pari me skanime dhe stenti futet përmes një arterie në ijë. Më pas drejtohet në arteriet pudendale në zonën e legenit.
Profesori Raj Persad, një urolog konsulent në Bristol Urology Associates, tha se ndërsa vendosja e këtij stent në një arterie të vogël mund të ketë disa efekte të dobishme, enët e gjakut më të mëdha të dëmtuara nga, për shembull, diabeti, gjithashtu mund të kenë nevojë për trajtim.
“Nëse pacientët kanë vendosur stentin, ata duhet të jenë edhe me hollues të gjakut, për t’i mbajtur enët e gjakut të shëndetshme, gjë që bën funksionimin e mirë të ereksionit”, tha Persad.
A mundet që ekspozimi në diell të zvogëlojë mosfunksionimin erektil? Hulumtimi i ri në Revistën Botërore të Shëndetit të Burrave që përfshin më shumë se 500 burra të moshuar zbuloi se ata me vitaminë D të ulët kishin 76 përqind më shumë gjasa të kishin mosfunksionim të moderuar deri të rëndë erektil.
“Ata gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të kishin probleme me traktin urinar”, thonë urologët nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Dongguk në Korenë e Jugut.
Një teori është se vitamina D rrit prodhimin e oksidit nitrik, i cili ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut që furnizojnë penisin.
Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.