Një implant elektronik kurrizor i ka mundësuar një gruaje të paralizuar të ecë për herë të parë pas 18 muajsh. Gruaja 48-vjeçare, e quajtur Nirina, ka atrofi të shumëfishtë të sistemit (MSA), një gjendje e rrallë e sistemit nervor që shkakton dëmtim gradual të qelizave nervore në tru. Shenja kryesore e MSA është rënia e presionit të gjakut, kur një pacient qëndron në këmbë, duke i bërë ata të ndjehen të trullosur.

Shkencëtarët në Zvicër i vendosën Nirinës një ‘stimulues elektronik’, të implantuar direkt në palcën e saj kurrizore, për të riaktivizuar neuronet specifike që rregullojnë presionin e gjakut.
Pasi qëndroi e shtrirë në shtrat për 18 muaj, ajo ishte në gjendje të ecte dhe distanca më të gjata sa ishte menduar nga ekspertët. Tre muaj pas vendosjes së implantit, ajo mund të ecte deri në 250 metra me ndihmë të një infermiereje, raportojnë studiuesit.
Implanti i shkencëtarëve përbëhet nga elektroda të lidhura me një gjenerator të impulsit elektrik, që përdoret zakonisht për të trajtuar dhimbjet kronike. Implanti ishte përdorur tashmë për të trajtuar presionin e ulët të gjakut te pacientët tetraplegjikë (ata me pamundësi për të lëvizur vullnetarisht pjesët e sipërme dhe të poshtme të trupit). Por ky test që përfshin Nirina shënon herën e parë, që u aplikua për këtë lloj sëmundjeje neurodegjenerative. Për shtatë ditët e para, ajo iu nënshtrua testeve të tavolinës së përkulur – që do të thotë se ajo shtrihej në një tavolinë që lëvizte ngadalë pozicionin e trupit të saj nga horizontale në vertikale – gjë që ngadalësoi uljen e presionit të gjakut. Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



