Sport

Impakti i “Ranking Series Muhamet Malo 2025” në mundjen shqiptare

Një medalje ari nga Valiev dhe pikë të rëndësishme nga mundësit e tjerë shqiptarë në “Ranking Series Muhamet Malo 2025” ishin rezultatet e prekshme për Federatën Shqiptare të Mundjes. Por drejtuesit e saj shohin me optimizëm atë çka la pas ky event, ku sportistët kuqezinj patën mundësinë të shikonin, takonin dhe stërviteshin me më të mirët e mundjes evropiane dhe botërore. Presidenti Prizreni vlerëson maksimalisht eventin dhe thotë se aktivitete të tilla shërbejnë për t’iu kujtuar drejtuesve më të lartë të sportit, traditën e mundjes shqiptare ndër vite. Një sport që ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme që të përsërisë dhe përmirësojë rezultatet e Lojrave të fundit Olimpike në Paris.

Valiev në Finalen e “Ranking Series Muhamet Malo 2025”

Sa ju përket të rinjve dhe të reja që duan të afrohen në këtë sport, Prizreni veçon qytete si Tirana, Kukësi dhe Vlora që kanë palestra të denja për ta filluar dhe ushtrur mundjen në kushte optimale. Madje për kryeqytetin ai thotë se investimet e fundit e kanë kthyer palestrën e klubit bardheblu në një ambjent që frekuentohet rregullisht nga të rinjtë. Ndërsa në Lezhë janë dy tapete dhe në Durrës dy ekipe. Presidenti Prizreni nuk lë pa përmendur Shkodrën që mgjs kushtet e vështira, vazhdon të stërvisë sportistë të rinj dhe premton ndërtimin e një palestre të re edhe në këtë qytet, brenda këtij viti kalendarik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë