Fotoja e këngëtares me famë botërore Rita Ora, do të jetë tashmë në pullat postare të Kosovës. Pulla me imazhin e saj është vendosur që të lëshohet në qarkullim ditën e shtunë (26 nëntor) që është edhe ditëlindja e artistes.
Me rastin e lansimit të kësaj pulle postare, shefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu ka shprehur mirënjohje për Rita Orën.

“Është një nder për Postën e Kosovës të nderoj Rita Orën. Ajo na ka dhuruar aq shumë momente të bukura dhe krenari të pafund me këngë, performancë dhe koncerte madhështore. Kjo pullë e bukur le të jetë edhe si dhuratë simbolike e Kosovës për këngëtaren tonë, në këtë ditë të veçantë për të, për kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin tonë”, tha Kadiu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




