NASA ka lëshuar imazhe të asaj që thotë se është flakërimi më i fuqishëm diellor në gjashtë vjet, që prishi disa komunikime radio në Tokë për një kohë të shkurtër.
Shpërthimi i së enjtes ndërpreu përkohësisht komunikimin radio në Tokë për disa orë, me pilotë të shumtë që raportuan probleme komunikimi.
Agjencia kapi imazhet me ngjyra të ndezura të fenomenit të njohur si një “shpërthim” i masës koronale (CME) nga observatori i saj i dinamikës diellore, që është një anije kozmike e nisur në vitin 2010 që monitoron vazhdimisht aktivitetin e diellit.
“Ishte një flakërim i klasës X me intensitetin më të lartë, me potencial për të prekur komunikimet radio, rrjetet e energjisë elektrike, sinjalet e navigimit etj duke vënë në rrezik edhe anijet kozmike dhe astronautët”, tha NASA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.