Gazeta Si- Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, garantoi se shumë shpejt do të ketë rezultatet konkrete në lidhje me masakrën me 4 viktima në Shkodër.
“Për ngjarjen e Shkodrës, me garanci shumë të plotë shumë shpejt do kemi rezultate konkrete. Sikur të kisha shkopin magjik se jam qytetar vete, do e ktheja kohën, por ja që kjo ngjarje na ka ndodhur”, ka thënë ai.
Gjatë seancës dëgjimore në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”, Proda kërkoi financim të flotës së mjeteve.
“50% e flotës është e amortizuar. Na duhen 700 mjete. Momentalisht i marrim me qira. Të shikohet mundësia e financimit”, tha Proda.
Proda garantoi se ata që kanë fituar garën për drejtorë të policive në qarqe e kanë fituar vetëm në bazë të meritokracisë.
Duke iu përgjigjur dhe replikave dhe shqetësimeve të deputetëve të opozitës për situatën kriminale, bashkëpunimin e kriminelevë me policinë Proda bëri dhe një batutë.
“Ata që kanë fituar të drejtën për tu emëruar garantoj janë oficerë me kontribute e jap garanci maksimale. Nuk më vjen mirë që diskutohet që grupet kriminale kanë mundësi të diskutojnë këtë apo atë drejtor. Po më duket vetja sikur dhe konkursi për përzgjedhjen time është bërë tek 313-ta me këtë histori që vazhdon. Ata janë oficerë me karrierë të gjatë dhe e kanë treguar me vepra e sot kanë fituar të drejtën për tu emëruar në detyrën e drejtorit. Të 15- të ata që janë shpallur fitues. Të gjithë ata që e kanë fituar të drejtën e kanë merituar dhe askush përvec meritës së tyre nuk qëndron prapa tyre”, - shtoi ai.
Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, ku diskutohet pr.buxheti 2025, Ilir Proda theksoi se nuk mund të kërkojë rritje të fondit sekret për shkak të mungesës sëtheksuar të aftësive profesionale të oficerëve.
“Të thuash që do të rris fondin me njerëz që nuk ia kanë idenë punës operative kjo është e pamundur, e kërkon fondin dhe nuk e shpenzon”, tha ai. Drejtori Policisë shtoi se “s’mund të vij si struc e të fshihem dhe ta them këtu që situatë është rozë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.