Gazeta Si - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka emëruar në detyrë si drejtor të Standardeve Profesionale dhe Disiplinës Dhimitraq Ziun, i cili deri më tani mbante postin e drejtorit në Policinë e Dibrës.
Në këtë detyrë, Ziu zëvendëson Bledar Çelikun, i cili është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka hapur garën për përzgjedhjen e 12 drejtorëve vendorë. Nga kjo garë që do të zhvillohet me konkurs, pritet të emërohen drejtuesit e rinj në qarqe.
Ilir Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit rreth një javë më parë. Ai u prezantua në një ceremoni të shkurtër, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e tjerë të Policisë së Shtetit.
Në fjalën e tij, kryepolici i vendit tha se ëdo drejtues policie do duhet ta meritojë vendin e tij të punës falë rezultateve që do të ketë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.