Rend dhe Ligj

Ilir Proda emëron në postin e rëndësishëm bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë, Saimir Duçkollari

Gazeta Si - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në ditën e parë të punës, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.

Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën, i cili ka mbushur moshën e pensionit. Është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.

Polici Saimir Duçkollari humbi jetën në krye të detyrës në vitin 2009 në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit "Iliria" në Durrës. 

Gjatë operacionit të dështuar mbetën të vrarë edhe 3 efektivë të tjerë policie, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj dhe Altin Dizdari.

Pas kësaj ngjarjeje, të katërt efektivët u shpallën Dëshmorë të Atdheut, ndërsa Dritan Dajti vazhdon betejën ligjore me istitucionet e drejtësisë për t'i shpëtuar dënimit me burg përjetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë