Nga Gazeta ‘SI’ – Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, është gjobitur me 3 mijë euro nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.
Sipas të dhënave të publikuara nga Gjykata Administratiive, Krifca ka shkelur ligjin e konfliktit të interesit, por nuk është e qartë se për cilën çështje bëhet fjalë.
Krifca, e cila u largua nga qeveria pas një skandali gjigand me fondet europiane, është akuzuar shpeshherë nga opozita edhe për përvetësim të fondeve publike me anë të kompanisë së partnerit të saj.
Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, burimet për mediat kanë raportuar se Krifca është subjekt hetimi, si përgjegjëse për fondet IPARD, të cilat rezultuan se ishin shpërndarë në mënyrë abuzive e korruptive dhe në të vërtetë nuk kishin arritur tek fermerët, siç kërkon BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



