Drejtësia

ILD verifikon lirimin e Dan Hutrës para masakrës: Kishte përmbushur periudhën e dënimit

Gazeta Si - Inspektori i Lartë i Drejtësisë, këtë të martë ka dhënë detaje në lidhje me akuzat e bëra për lirimin e Dan Hutrës nga burgu pas vrasjes së gruas së parë, i cili në 1 mars të këtij viti ka vrarë 3 gra dhe plagosur tre të tjera, ndër të cilat, bashkëjetuesja e tij.

ILD sqaron se vendimmarrja e gjyqtarit për lirimin nga burgu të Dan Hutrës ishte në përputhje me ligjin. Gerd Hoxha e liroi pasi Hutra përmbushi periudhën e dënimit me qëndrimin në paraburgim.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mars u hodhën akuza ndaj institucioneve të drejtësisë, pasi dyshohej se e kishin liruar padrejtësisht Dan Hutrën, para se të kryente masakrën e marsit.

Në reagimin ILD thuhet se Hutra, rezulton se lirimi është rrjedhojë e një procesi gjyqësor me objekt “Kërkesë për shuarje mase sigurimi”, dhe vendimmarrja e gjyqtarit G. H. ka qenë në përputhje me ligjin, pasi i dënuari kishte përmbushur periudhën e dënimit me qëndrimin në paraburgim.

Pikëpyetjet e mëdha lindën pas masakrës së 1 majit, nga ku doli edhe Skeda e zezë e Dan Hutrës i cili është autor i një serie të gjatë me krime të tmerrshme, nga përdhunimet e deri te vrasjet e planifikuara.

ILD sqaron se sipas verifikimeve kërkesa e prokurorit dhe vendimmarrja e gjyqtarit për dënimin e Hutrës janë konform me ligjin. Gjithashtu nuk janë konstatuar veprime të magjistratëve që të të lindin dyshime për të nisur një hetim disiplinor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë