Lajme

IKMT: Plagoset rëndë një prej punonjësve tanë në Astir

Është goditur në detyrë një prej punonjësve të IKMT-së, pranë zonës së Astirit në kryeqytet.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme dhe sipas IKMT-së i plagosur rëndë me fraktura në kokë dhe duar ka mbetur shtetasi A. B, 50 vjeç, i cili është goditur nga banorët.
Mësohet se punonjësi është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim.
Siç thuhet në njoftimin e IKMT-së, punonjësi ishte duke krye detyrën, teksa lajmëronte poseduesit e disa objekteve në këtë zonë se janë pengesë e zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.
IKMT ka denoncuar këtë akt punonjësin e saj dhe kërkon nga organet përkatëse të marrin masat e menjëhershme për vënien para përgjegjësisë së autorëve.
Po ashtu, IKMT u ka bërë thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në shërbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnjë moment nga detyrat e tyre, pavarësisht sjelljeve rrugaçërore, barbare dhe të paligjshme.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2733525723335793&id=893685447319839&__xts__[0]=68.ARDrTXKdbS-3bmGLvkYfD97ev1fThyfksQJ6HTWIUB-a5QoTaV4pQxopmKEtleK8zppgp7e1sm5S9Oh7XYPvTFPp2YN6AVcSdCq1VsHCXperwJnAwiA1bVv4mqa-SN9wDMsK2SLimmXLGVhptrlpDRIap37ClV4uTCnKH3Ub3TqWriB9s_xj_LAty0-dwwqx7N6D3vBPr5UxOAOGTZXudRtgLyYAkPASfflBHlZVHYoy-TkpdmQuWzMYKTaLS0q4mUSkPAY_mnS4VGTgkfrwN10ih7_6AmjcS0ok0W237QvJFA-wVwzVO6jqmw5gtUoP2j2EuXU9L5ZBLw5bLGkLKQ&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë