Lajme

IKMT nis aksionin tek Unaza e Re, do shemben dy objekte

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) ka nisur këtë të martë aksionin për prishjen e objekteve, që pengojnë projektin e Unazës së Re.

Aksioni i IKMT ka nisur që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm për lotin e dytë të këtij projekti.
Mësohet se në aksionin e sotëm do të shemben dy objekte të mëdha.

Aksionet e IKMT në Unazën e Re janë shoqëruar shpesh me tensione dhe përplasje të shumta mes policisë dhe banorëve, pasi këto të fundit kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë