Gazeta Si – Me eliminimin e skuadrave nga Botërori i Katarit, priten edhe largime trajnerësh. I pari ka ardhur: Gerardo Daniel ‘Tata’ Martino nuk është më trajner i Meksikës.
Trajneri argjentinas e ka konfirmuar lamtumirën nga skuadra meksikane pas ndeshjes me Arabinë Saudite, ku të tijtë fituan 2-1, por nuk mundën të kualifikohen për shkak të golaverazhit më të keq se Polonia.

“Nuk ka më motiv tani që të qëndroj, e ardhmja duhet të jetë në një mënyrë tjetër. Kontrata ime me Meksikën përfundoi sapo vërshëlleu arbitri për përfundimin e ndeshjes. Nuk mund të vazhdoj më”, – u shpreh Martino.
Meksika duhet të gjejë një trajner të ri tani. Duhet theksuar se edhe shumë kolegë të Martinos rrezikojnë të humbasin vendin e tyre në kombëtare të ndryshme, pas paraqitjeve larg pritshmërive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



