Gadishulli i Ballkanit është në aktivitetin e qendrës me presion të ulët atmosferik e cila ka vijuar gjatë gjithë ditës mot me reshje shiu e stuhi me shkarkesa elektrike, në zonën veri-perëndimore dhe qendrore. Ditën e mërkure moti do të mbetet me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulet, ndërsa në verilindje do të fillojnë reshje bore deri në lartësitë 600-800 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat do të zbresin ndjeshëm me 4 deri ne 5 grade në të dyja vlerat. Ndërsa ditën e enjte reshjet do të ndërpriten, duke përjashtuar juglindjen e vendit ku do të ketë reshje të pakta bore. Gjatë gjithë kohës temperaturat do të vijojnë me rënie.
zonat malore -4 -3 gradë celsius
zonat e ulëta 2-13 gradë celsius
zonat bregdetare 5-14 gradë celsius.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




