Gazeta si – Finalja e së dielës do të jetë një ‘remake’ i sfidës së 2022-shit në Indian Uells. Polakja ‘shëtiti’ në ndeshjen ndaj ukrainases Kostiuk, kurse grekja mposhti amerikanen Gauf pas një beteje prej 3 orësh.
Maria Sakari dhe Iga Shviatek do të diskutojnë edhe një herë trifeun e Indian Uells në tenisin e femrave. Ato kishin luajtur në finalen e Masters 1000 kalifornian edhe në 2022-shin, kur fitoi numri 1 aktual në botë, me rezultatin 6-4, 6-1. Që aty Shiviatek nisi serinë e jashtëzakonshme prej 37 fitoresh radhazi, që u ndërpre në Uimbëlldon.
Dy gjysmëfinalet ishin shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Iga e pati shumë të lehtë dhe e mbylli ndeshjen në pak më shumë se një orë, duke mundur ukrainasen Marta Kostiuk 6-2, 6-1. Në moshën 22-vjeçare, polakja ka arritur kuotën e 300 fitoreve në karrierë dhe do të luajë finalen e 10-të në nivelin Wta 1000.
2022 championship rematch uploading 🔥@iga_swiatek battles @mariasakkari on Sunday!#IndianWells | #TennisParadise pic.twitter.com/hDZy1ktgBq
— BNP Paribas Open (@BNPPARIBASOPEN) March 16, 2024
Komplet ndryshe ndeshja e Sakari, së cilës iu desh të përballonte emocione të mëdha e tension ndaj Koko Gauf. Nuk ishte një ndeshje e bukur dhe ajo u bë më “e varfër” nga largimi i spktatorëve para kohe. Një ndeshje me shumë gabime nga dy lojtaret, por në fund ia doli Sakari të fitonte 6-4, 6-7 dhe 6-2, pas 2 orësh e 45 minuta.
Niveli i Gauf në këtë turne nuk mund të krahasohej aspak me atë që ajo shfaqi në Us Open.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.