Njerez

Ideologjia e “Super Gruas” është e gabuar

Nga Liana C. Sayer dhe Joanna R. Pepin - Të jesh nënë është një kënaqësi e madhe dhe shumë gra e kuptojnë këtë gjë, por kjo nuk është e lehtë, pasi shpesh kërkon sakrifica të mëdha dhe shumë punë. Kur ato nuk janë nëna të vetme dhe kanë përkrah bashkëshortët e tyre, mendojmë se ngarkesa e tyre nuk është e madhe, sepse kanë një person me të cilin ndajnë prindërimin dhe përgjegjësitë e tjera, por kur është fjala për punët e shtëpisë, kjo nuk është e vërtetë.

Duke analizuar të dhënat nga më shumë se 20.000 nëna që u përgjigjën sondazhit të Institutit të Statistikave të Punës në SHBA, në periudhën 2003-2012, hulumtimi tregoi se kur nënat jetojnë me bashkëshortët, ato shpenzojnë më shumë kohë për gatim, pastrim dhe shumë punë të tjera. Hulumtimet treguan se përpos karrierës, nënat e martuara janë shtylla e familjes dhe gjatë gjithë kohës janë të angazhuara me punë.

Arsyet për këtë nuk janë plotësisht të qarta, por mund të jenë të lidhura me pikëpamje shoqërore të thella mbi fenomenin e përcaktuar tradicionalisht, se çfarë pritet të bëjë një grua ose një nënë. Hulumtimi tregoi se nënat kryejnë punët e shtëpisë përpara se të flenë, sepse ndjehen përgjegjës për ofrimin e një shtëpie të pastër për familjet e tyre. Ato ndjehen gjatë gjithë kohës në formë. Do të sigurojnë një shtëpi të mirë për fëmijët e tyre, do të pastrojnë dhe gatuajnë një kohësisht, do të mbikëqyrin detyrat që kanë për të kryer fëmijët e tyre, do të sigurohen që kanë përfunduar projektet e tyre në kohë dhe, ende nuk e dinë se idealizimi i grave si super heroina po i dëmton.

Në përgjithësi, kuptohet gjerësisht se gratë janë të afta për të organizuar çdo gjë në familjet e tyre. Por, analiza jonë qëndron në mënyrë se sa të pranishëm janë burrat në këto raste. Ne si shoqëri jemi mësuar të mos e gjejmë fajin tek askush. Megjithëse, burrat mund të shkojnë të blenë biskota në dyqan për festën e ditëlindjes së fëmijëve, nënat do të qëndrojnë deri natën vonë për t’i përgatitur vetë ato, për shkak se nëse nuk e bëjnë këtë veprim, do të ndjehen nëna të këqija.

Natyrisht, nuk ka asgjë të keqe në dëshirën për të shërbyer ushqim të gatuar në shtëpi ose për ta mbajtur shtëpinë të pastër. Por, diferenca është se burrat që qëndrojnë në shtëpi dhe kujdesen për fëmijët, mund të mos ndiejnë të njëjtën presion si gratë për ta mbajtur çdo gjë të pastër dhe për të gatuar drekën që do t’i kënaqë të gjithë.
Është e vërtetë gjithashtu, që nënat nuk përfitojnë të ardhura nga punët e shtëpisë. Hulumtimi tregoi se fëmijët janë më të pirur të kryejnë punë shtëpie kur jetojnë vetëm, sesa kur jetojnë me nënën e tyre.

Gjithashtu, është e qatë se kontributet ekonomike ndaj nënave, nuk do ta lehtësojë përgjegjësinë që gratë mendojnë se ndjejnë, për të qenë grua dhe nënë njëkohësisht.
Megjithëse këto zbulime me siguri e sfidojnë nocionin se të pasurit e një partneri lehtëson barrën e punëve të shtëpisë, ato nuk kanë për qëllim të nënkuptojnë që nënat e vetme e kanë çdo gjë më të lehtë. Ka shumë faktorë përtej punëve të shtëpisë që krijojnë stres dhe sfida për nënat e vetme. Dhe gratë me përparësi financiare, pavarësisht nga statusi martesor, përsëri do të kryejnë shumë detyra të cilat nuk pëlqejnë t’i bëjnë, vetëm që të ndjehen nëna të mira.

Ideologjia “super grua” që përforcon modelet e nënave të cilat nuk kanë kohë as të flenë gjumë, ka pasoja për shëndetin dhe mirëqenien e gruas. Mungesa e gjumit është e lidhur me stresin, shtimin e peshës dhe probleme të tjera shëndetësore. Nuk besoj se është e çuditshme se për sa i përket rezultateve shëndetësore, martesa ka treguar se ndihmon burrat më shumë se gratë? Besoj se kjo vlen të mendohet në Ditën e Nënës.

* Liana C. Sayer, është drejtuese në laboratorin e Kulturës në Universitetit e Maryland, ndërsa Joanna R. Pepin është një bashkëpunëtore në Qendrën e Kërkimit të Popullsisë në Universitetin e Teksasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë