Në Qipro është identifikuar një variant i ri i Covid: është një lloj i virusit SarsCoV2 që kombinon variantet Delta dhe Omicron dhe që për këtë arsye është quajtur “Deltakron”. Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke cituar Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros dhe kreu i Laboratorit të bioteknologjisë dhe virologjisë molekulare. Deri më tani janë identifikuar 25 raste.
I intervistuar nga Sigma TV, Kostrikis tha se “aktualisht ka bashkëinfeksione Omicron dhe Delta dhe kemi zbuluar se ky lloj është një kombinim i këtyre dy varianteve”. Varianti i ri është quajtur “Deltakron” pikërisht për shkak të identifikimit të nënshkrimeve gjenetike të ngjashme me Omicron dhe Delta brenda gjenomave, shpjegoi ai.
Kostrikis dhe ekipi i tij, – raporton Bloomberg, – kanë identifikuar 25 raste me variantin e ri dhe analizat statistikore tregojnë se ato janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital për Covid sesa te pacientët që nuk janë shtruar në spital. Sekuencat e 25 rasteve të Deltacron u dërguan në Gisaid, bazën e të dhënave ndërkombëtare të Institutit Pasteur në Paris që gjurmon ndryshimet në virus, më 7 janar.
“Ne do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë” ndaj Delta dhe Omicron, tha studiuesi, duke theksuar se, sipas tij, mund të zëvendësohet edhe nga varianti shumë ngjitës Omicron.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje