Tre herë sa madhësia e një fushe futbolli, 20 kuverta dhe 250,000 tonë që transportojnë mbi 7,000 njerëz, pasagjerë dhe ekuipazh.
Një anije me parkun e saj ujor dhe madje edhe një ujëvarë të brendshme prej 17 metrash. "Icon of the Seas" nis këtë të shtunë udhëtimin e saj të parë nga Majami.
Është e para nga shumë të ngjashme apo edhe më të mëdha që mund të ndërtohen në vitet e ardhshme, vëren The Guardian.
Por lajmi i nisjes së kësaj anijeje në det është ndjekur me debate nga mbrojtësit e mjedisit. Pyetja që shtrohet është: a është kjo anije aq miqësore me mjedisin saç pretendojnë krijuesit e saj?
Kompania ka theksuar faktin se Icon funksionon me gaz natyror të lëngshëm.
Gjithashtu, kur të ndodhet në port, Icon do të funksionojë me energji elektrike të furnizuar nga bregu, një alternativë më e pastër për funksionimin e gjeneratorëve shumë ndotës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.