Lajme

Ibsen Elezi: Të protestojmë para PD, Basha humbës i shumëfishtë

Ibsen Elezi, ish kryetari i PD-së Kukës do të protestojë të mërkurën para selisë së PD-së në shenje pakenaqësie për rezultatin që prodhoi kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

“Sot shtrohet cështja e shpëtimit të PD nga shkatërrimi. Nëse dikujt i dhimbset Luli më shumë se PD të dalin dhe të formojnë një parti tjetër. Partia Demokratike nuk është pronë e dikujt.

Reagoni dhe mos të lejojmë shkatërrimin e planifikuar të saj, janë qindra mijëra ata që kanë kontribuar nga ‘91 që e duan një PD të fortë demokratike përballë një pakice që duan ta mbajnë peng.

Ti kërkosh proces zgjedhor brënda PD një humbësi të shumfishtë për ta nxjerrë PD nga kriza, është kërkesë minimale dhe e detyrueshme demokratike, nëse dikush e refuzon thjesht duhet detyruar ta pranoje. Nesër të PD, ora 11”, shkruan Ibsen Elezi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë