Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë konferencës për shtyp, pranoi se kompania koncesionare që bën kontrollin e pompave të karburanteve ka kërkuar rishikim të kësaj tarife, por grupi teknik brenda Ministrisë së Financave, nuk ka dalë ende me një vendim.
“Kompanitë koncesionare kanë të drejtë të kërkojnë rishikim të tarifave dhe ato e kanë bërë këtë”, – tha ajo.
Më tej, ministrja tha se po konsiderohen kërkesat e Shoqatës së Transportit të cilët një ditë më parë thanë së do të ndërpresin shërbimin nëse, qeveria nuk pranon kërkesat e tyre të lidhura me rritjen e çmimeve, sidomos të naftës.
“Sektori i transportit është goditur fort nga pandemia dhe kjo u reflektua nga rritja e çmimeve. Më Shoqatat e Transportit kemi pasur konsultim të brendshëm”, – vijoi ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.