Njerez

Ibra dhe Mihajloviç do të këndojnë “Io vagabondo” në Sanremo

Një Festival sportistësh. Në Sanremo, për edicionin e 71-të, do të jenë të pranishëm shumë personazhe të botës së sportit: nga Federika Pelegrini tek Alberto Tomba dhe Aleks Shvazer. Më interesanti është Zllatan Ibrahimoviç, i cili është i ftuar fiks.

Të ejnten sulmuesi i Milanit, i cili ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë mbi 10 ditë, do të ketë në krah mikun e tij, trajnerin e Bolonjës, Sinisha Mihajloviç. Prezantuesi i Festivalit të Sanremos, Amadeus, në konferencë shtypi ka zbuluar se të dy do të këndojnë “Io vagabondo”, një nga kryeveprat e vitit 1972 në Itali.

Kurioziteti është i madh për ta parë Ibrahimoviçin në skenë. Amadeus ka thënë gjithashtu se suedezi do të jetë protagonist i një skeçi me Fiorelon në lidhje me besimin interist të të dyve. Sulmuesi u dëmtua ndaj Romës dhe do të qëndrojë larg fushave për një periudhë kohe, ndaj dhe mund të mos kthehet në Milanelo për ndeshjen e së mërkurës me Udinezen, pasi nuk është i padisponueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë