Gazeta Si – Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara, i cili rezultonte i zhdukur prej 2 ditësh është gjetur i vrarë në fshatin San Carlo Canavese të Torinos.
Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë është gjetur i shtrirë në tokë, pak hapa larg një karroce të errët të parkuar përgjatë një rruge të vogël. 43-vjeçari Fatmir Ara, me origjinë shqiptare banonte në Mathi (Torino).
Viktima u zhduk nga shtëpia e tij më 2 shtator. Mediat lokale shprehen se shqiptari ka pasur precedent penal për armëmbajtje pa leje e keqtrajtim familjar.
Më vitin 2018, ai ishte dënuar nga drejtësia italiane me gjykim të shkurtuar me 3 vite heqje lirie ku ishte përfshirë dhe një miku i tij karabinier, i cili u dënua me dy vite burg për përpjekje zbulim sekreti detyre.
Po në të njëjtin vit bashkëshortja e Fatmir Ara e kishte denoncuar për keqtrajtim e dhunë si dhe kishte sinjalizuar tek autoritetet policore italiane rrethin shoqëror në të cilin ishte përfshirë bashkëshorti si dhe fshehjen e armëve në banesë.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.