Sport

I zakonshmi Pogacar, triumfon në Emirate

Çiklisti slloven, Tadej Pogacar fitoi edicionin e 7 në “United Arab Emirates Tour” në çiklizëm pas sulmit në 7.7 km fundit nga Jebel Hafeet. Vend ku kishte zyrtarizuar fitoren edhe në vitet 2020, 2021 dhe 2022. Kampioni i Botës la shenjën e tij në një javë pothuajse perfekte në shpejtësi maksimale (mesatarisht 47.129 km/h). Peloton-i ishte sërish i pafuqishëm për ta ndalur duke prishur balancën mes pretendentëve. Felix Gall dhe fituesi i një viti më parë, Lennert Van Eetvelt mbetën në grupin e dytë pa mundur të rivendosnin kontaktin me 42 çiklistët e shkeputur.

Klasifikimi i përgjithshëm me pikë

Vetëm Giulio Ciccone dhe Oscar Onley e mbajtën ritmin por vetëm për 200 metra. Çklisti i Lidl-Trek e kaloi finishin 32” pas Bluzës së Kuqe, 3” përpara Pello Bilbao-s që u ngjit në podiumin e 3 në “UAE Tour”. Në klasifikimet e tjera Jonathan Milan konfirmoi Bluzën e Gjelbër, Djordje Djuric rifitoi Bluzën e Zezë dhe Ivan Romeo fitoi Bluzën e Bardhë. Të tjerë emra të mëdhenj që morën pjesë në të parin tur çiklistik për vitin 2025 ishin Primoz Roglic, Adam Yates dhe Remco Evenepoel. Emra të cilët do ti shohim edhe në rrugët tona në Durrës, Tiranë dhe Vlorë si pjesë e “Giro d’Italia 2025”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë