Familja shqiptare me katër anëtare në Pirgos u masakrua tre ditë më parë nga një 60-vjeçar grek, që donte t’i nxirrte nga banesa pa përfunduar kontrata e qirasë.
I arrestuari është Sakis Varvaresos. Ai ka pranuar para policisë se ka varë katër anëtarët e familjes Koçaj.
Policia greke njofton se ai është identifikuar në një zonë pranë Pirgosit nga një patrullë e policisë greke, por që nuk ka ndërhyrë për ta arrestuar. Patrulla e ka ndjekur deri në afërsi të qytetit të Patras, ku kanë ndërhyrë forcat speciale të policisë greke, pasi siç u mësua 60-vjeçari qarkullonte i armatosur dhe paraqiste rrezik të lartë
Në dëshminë e parë të dhënë para policisë, 60-vjeçari grek ka treguar detajet e krimit. Ai ka thënë se burrin dhe gruan shqiptare i ka qëlluar me armë dhe më pas mbyti dy fëmijët e tyre, 1 dhe 2 vjeç, pasi nisën të qanin nga të shtënat dhe kishte frikë se mos zbulohej.
Ai ka deklaruar se krimin e ka kryers sepse familja shqiptare nuk largohej nga banesa e tij, të cilën e kishin me qira dhe brenda afateve të një kontrate të rregullt. Gjatë rrëfimit u zbulua se masakra ishte parapërgatitur prej kohësh dhe autori madje kishte hapur edhe një gropë për të zhdukur trupat e viktimave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




