Ashtu si ndaj Italisë, një tjetër tifoz shqiptar u fut në fushë, kësaj radhe në sfidën me Spanjën.
Në minutat e fundit të takimit, tifozi i vogël, i veshur kuqezi dhe me qeleshe në kokë, arriti t’i shpëtonte sigurimit dhe u fut në fushën e lojës, duke dhuruar “show” për disa momente.
Tifozi u kap nga forcat e sigurisë pranë stolit të Shqipërisë, teksa u shoqërua më pas jashtë rrethimit të brendshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.