Ka ndodhur

I vendosi tritol një makine në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Gazeta Si – Një 48-vjeçar është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, Robert Isaku ndodhej nën masën “arrest në burg” nga Gjykata e Dibrës. Në qershor 2018, ai kishte shpërthyer me eksploziv një automjet në Bulqizë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Automjeti ishte në pronësi të një personi tjetër dhe përdorej nga pronari i lavazhit ku ndodhi shpërthimi, i cili pati si pasojë vetëm dëme materiale.

“Shtetasi R.I., akuzohet se mbrëmjen e datës 29.06.2018, ka shpërthyer me eksploziv, automjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit F. T. dhe në përdorim të pronarit të lavazhit ku ndodhi shpërthimi, shtetasit T.T., Si pasojë pati vetëm dëme materiale”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë