Lajme

I vë flakën vetes, humb jetën 40-vjeçari në Lezhë

Një 40-vjeçar në Lezhë është vetëdjegur me benzinë ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ishull-Lezhë, ku 40-vjeçari i ka vënë flakën vetes me benzinë, në oborrin e banesës, ndërsa më pas ka humbur jetën në spital.
Viktima është identifikuar si Nikolin Gjolaj.
Në momentin që ai ka kryer vetëdjegien ka qenë i vetëm në banesën ku jetonte. Kanë qenë fqinjët ata që e kanë parë dhe kanë tentuar t’i shpëtojnë, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë
Viktima dyshohet të ketë qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë