Ndërsa mëngjesi agonte mbi Mynih, një piano e ndriçuar u ngrit në ajër bashkë me pianistin zviceran Alain Roche. Rreth 10 metra nga toka dhe në një pozicion vertikal, Roche performoi një pjesë të titulluar “Winter Solstice” si pjesë e projektit të tij artistik “Piano Vertical”.
“Muzika u kompozua për 22 dhjetorin, ditën e solsticit dimëror”, tha pianisti për Reuters. “Prej atëherë e kam ndryshuar ditë pas dite, në varësi të tingujve të natyrës që dëgjoj dhe asaj që po mësoj çdo ditë, të qëndruarit jashtë, ndonjëherë në kushte ekstreme të motit me shumë erë, akull, borë dhe shi”, shtoi Roche.
Mëngjesi i së hënës në Mynih ishte rreth 6 gradë Celsius kështu që spektatorët e mbledhur dolën të veshur mirë.
“Ideja që kisha për të përjetuar këtë ishte të dëgjoja natyrën, është një cikël i përjetshëm që po ndryshon gjithsesi, duhej të vendosja mikrofonë në natyrë dhe të regjistroja tinguj që të mund të dëgjoja lëvizjen e natyrës dhe ndryshimin e ngadaltë”, shpjegoi pianisti.
Roche planifikon të performojë çdo mëngjes përpara lindjes së diellit për 182 ditë, nga solstici në solstic. Pjesa muzikore do të ndryshojë dalëngadalë nga “Winter Solstice” në “Summer Solstice” që ai do ta prezantojë në një koncert akustik në Zvicër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.