Policia greke ka arrestuar shqiptarin M. L. të shpallur në kërkim për veprat penale vrasje në tentativë, grabitje dhe mosbindje.
Mësohet se 40-vjeçari së bashku me një 41-vjeçar, edhe ky shtetas shqiptar i shpallur në kërkim kishte kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës në datën 10 shtator të këtij viti, ndërsa në të njëjtën ditë qëlloi me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë por pa i shkaktuar plagë.
Sipas policisë helene, L. u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës.
Mësohet se gjatë arrestimit ai nuk bëri rezistencë. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




