Rend dhe Ligj

I riu vritet me armë në mes të Elbasanit pas një sherri banal

Gazeta Si – Një 33-vjeçar, i idenifikuar si Madrit Ulqinaku, është qëlluar me armë zjarri për vdekje në Elbasan nga një 18-vjeçar, pas një sherri për arsye banale që kanë pasur, ku janë përfshirë disa të rinj.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi”, në qendër të qytetit, ndërsa policia bëri të ditur se ka mundur të identifikojë edhe autorin e këtij krimi. Ai është një 18 vjeçar me inicialet H.P.

Sipas policisë, shkak për vrasjen është bërë një sherr banal mes të rinjve. Viktima mësohet se ka qenë duke hipur në makinë kur është qëlluar nga adoleshenti, i cili pasi e ka vrarë është larguar me një makinë, ku dyshohet se ishin edhe dy persona të tjerë.

Shërbimet e Policisë pasi shkuan në vendngjarje bënë rrethimin e zonës ndërsa vijon krehja për të bërë të mundur kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë