Një i ri ka përjetuar momentet më të sikletshme të jetës së tij në Romë, ku u ul në gjunjë dhe propozoi të dashurën e tij për martesë.
Çifti ishte duke kërcyer nën dritat e Krishtlindjes, ndërkohë në një moment djali ulet në gjunjë, duke mbajtur një unazë në duar, nën tingujt e ‘O Sole Mio’ që po këndohej nga një tenor.
Para dhjetra njerëzve, i riu i kërkoi të dashurës që të martohej me të, ndërkohë ajo i përgjigjet: Nuk e prisja, nuk jam gati. A është kjo arsyeja pse erdhëm në Romë?
Siç shihet edhe në video, vajza dukej në siklet dhe i kërkonte vazhdimisht të dashurit të saj të ndalonte, ndërsa tenori vazhdonte të këndonte.
Si përfundim, djali mori përgjigje negative.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.