Ka ndodhur

I plas goma e kamionit teksa po e fryente, humb jetën gomisti në Lezhë

Gazeta Si - Gomisti i një servisi ka mbetur i vdekur, pasi i ka plasur goma e kamionit gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur Zejmen.

Sipas burimeve policore, viktima është S.M., 53 vjeç, i cili punonte si gomist. Ai ka qenë duke fryrë gomën e një kamioni në gomisterinë e tij, por trysnia që solli në shpërthimin e saj i mori atij jetën.

Siç duket në foto, goma është çarë në një pjesë të saj nga presioni i lartë, që la të vdekur në vend 53-vjeçarin nga përplasja e fortë.

"Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën", - njoftoi policia, e cila ka nisur hetimet për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë