Një bunker antibërthamor i ndërtuar në Gjermani gjatë Luftës së Ftohtë është shitur së fundmi në një ankand për një shumë të konsiderueshme, në një kohë kur retorika për një luftë të mundshme nukleare mes Rusisë dhe Perëndimit është shtuar së tepërmi.
Vendstrehimi për ditën e Apokalipsit prej 850 metra katrorë, i vendosur në qytetin e Xanten, në Gjermaninë perëndimore u shit në eBay për më shumë se 1.6 milionë euro.
Në përshkrimin e ‘artikullit’ shkruhej se ‘një parajsë shumë e sigurt është ndërtuar në Xanten, që mund t’i bëjë ballë kushteve më ekstreme”, duke nënkuptuar këtu luftën bërthamore.
Bunkeri me mure 3 metra të trashë është përdorur për një kohë të gjatë nga forcat e armatosura gjermane, ndërkohë që blerësi i tij ende nuk është identifikuar.





Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




