Lajme

I paraburgosuri i vendos flakën qelisë në burgun e Shënkollit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë, ku një i paraburgosur i ka vënë zjarrin dhomës ku qëndronte bashkë me shokun e tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00.
I burgosuri mësohet se është Artur Ferketa. Në momentin që i ka vënë flakën dhomës, ka pasur edhe persona të tjerë. Ka qenë ndërhyrja e gardianëve që ka parandaluar përkeqësimin e situatës.
Ferketa ka marrë disa lëndime në trup si pasojë e flakëve, ndërsa më pas i është ofruar ndihma mjekësore e menjëhershme brenda ambienteve të burgut. Ende nuk dihen shkaqet qe quan ne vendosjen e zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë