Nga Liridon Mulaj – “Duhet të lexoni dhe libra të ashtuquajtur “limonadë” sepse ata janë librat që ju kalisin për letësinë e madhe” do të thoshtë shkrimtarja Diana Çuli para shumë vitesh në një takim letrar me të rinjtë. Ky ishte një këndvështrim i ri asokohe sepse lexuesi ndahej dhe vazhdon të ndahet në dy grupe; ata që lexojnë për ti dhënë vetes një kënaqësi leximi jo impenjativ por qetësues dhe ata që lexojnë për të kuptuar më mirë veten, botën por dhe letërsinë.
Mesa duket kjo thirrje e Çulit tashmë është konkretizuar dhe nga vetë ajo e cila sapo ka publikuar librin e saj më të ri “I panjohuri”, një përmbledhje me tregime ku në thelb të tyre qëndrojne histori dashurie, flirti por dhe përvojash universale, të sjella me një gjuhë të thjeshtë për një lexues që e kërkon letërsinë jo vetëm si katarsis por dhe si kënaqësi.
Në promovimin e librit, mes miqve dhe lexuesve , shkrimtarja Diana Çuli u shpreh e lumtur që më në fund këto tregime panë dritën e botimit. Ajo u shpreh se ky vëllim me tregime është një thirrje për lexim masiv.
Diana Çuli: Në këto tregime nuk trajtoj thjesht dashurinë midis dy njerëzve por dhe dashurinë njerëzore në tërësi si koncept
Diana Çuli rrëfen për Gazeta Si procesin e shkrimit të tregimeve. Ajo thotë se këto tregime u botuan përgjatë viteve në revistën “Bordo” dhe me këmbënguljen e gazetares Ilda Lumani, tregimet panë dritën e botimit.

“ Tregimet e përmbledhura në vëllimin “ I panjohuri” janë tregime të shkruara përgjatë viteve posaçerisht për faqet e një reviste. Duke qënë të porositura dhe me kritere të qarta , dmth numrin e karaktereve, sa i gjatë duhet të ishte tregimi dhe se çfarë subjektesh duheshin cekur pak a shumë, kjo e vështirësoi si fillim punën time si shkrimtare. Por më vonë kuptova që duke i “krasitur” dhe shkurtuar, dolën tregime të shkruara mirë dhe me ekstrakt. Pra ishte një ushtrim mendor për mua. Kështu bashkë me Ildën ne vendosëm ti botonim të gjitha tregimet së bashku ” nis rrëfimin Çuli.
Por mbas romaneve si “ Engjëj të armatosur” dhe “ Vrasje në kryeministri” të cilët trajtojnë tema kryesisht thriller, Çuli vjen me disa tregime të cilat janë më së shumti lexime të shpejta dhe që kanë si “target grup” moshat e reja. Kjo zgjedhje sipas saj është dhe një ftesë për lexuesin e ri.
“ Patjetër që ky libër është një ftesë për lexuesit e rinj. Sepse në tregime unë nuk trajtoj thjesht dashurinë midis dy njerëzve por dhe dashurinë njerëzore në tërësi si koncept. Në përmbledhje ka dhe dy tregime thriller që e përthyejnë paksa atë linjën e tregimeve. Por sigurisht këto tregime janë posaçerisht një thirrje për lexuesit e rinj, por pa i lodhur, pa i munduar shumë por duke i joshur me subjekte të lehta” thotë për Gazeta Si, Çuli.
Çuli: Letërsia e re shqipe ka shpresë. Ka një brez shumë të mirë shkrimtarësh të cilët po krijojnë dhe lexuesin e tyre.
E pyetur se si e sheh ajo klimën e letërsisë shqipe sot, qoftë në raport me lexuesin por dhe në raport me prodhimtarinë e saj apo dhe brezave të rinj të krijuesve që po vijnë, Diana Çuli shprehet se është shumë optimiste e gjithashtu e lumtur që sot ka shumë shkrimtaë të rinj të cilët po krijojnë brezat e rinj të letërsisë e po ashtu po çojnë përpara një trashëgimi letrare.
“ Une jam një njeri që i ndjek zhvillimet e letërsisë duke qënë gjithmonë aktive por dhe e interesuar. Jam plot shpresë ,të jem e sinqertë. Sot kemi një grup shumë të mirë shkrimtarësh, në të tridhjetat, djem të kulturuar dhe të ditur që dinë të shkruajnë letërsi të mirë por dhe të kohës. Midis tyre sigurisht ka dhe të mirë, ka dhe mesatar por të gjithë e plotësojnë peizazhin letrar të kohës duke pasur secili lexuesit e tij. Ka një lloj kompeticioni dhe thuajse çdo vit ka prurje të reja. Nuk ndodhtte kjo gjë në vitet 90” shprehet Çuli.

Pyetjes se çfarë mendon për akuzat e shpeshta që u bëhen shkrimtarëve si të papërfshirë në mënyrë aktive në jetën shoqërore dhe politike të vendit, Çuli thotë së shkrimtari ka vetëm një armë me të cilën lufton, dhe kjo armë është libri.
“ Shkrimtari këtë lloj jete ka. Ai duhet të jetë i mbyllur në mënyrë që të shkruajë. Libri është fjala e tij dhe arma e tij kundër çdo vaniteti. Kontributi i tij në shoqëri është libri, pastaj energjia dhe dëshira për tu përfshirë në politikë ose jo varet nga karakteri i njeriut” mbyll rrëfimin shkrimtarja Diana Çuli.
Pena e Diana Çulit këtë herë e ka lënë “derën” e rëndë të romanit për të trokitur përsëri te një dashuri e saj e vjetër, tek tregimi, duke na sjellë një prozë të ndjeshme, mes peizazhesh, brishtësive të ndjenjave , plot fraza të kursyera dhe me mendime të
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.