Media Galeri

I nxehti shkrin statujën prej dylli të Abraham Lincoln

Nga Gazeta 'Si'- Një statujë prej dylli gjashtë metra e gjatë e ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln u shkri për shkak të temperaturave të larta, pasi gjatë fundjavës arritën në 37 gradë në Uashington.

Statuja, e krijuar nga artisti me bazë në Virxhinia, Sandy Williams IV  u vendos në Camp Barker, një vend historik që dikur shërbeu si një kamp refugjatësh në epokën e Luftës Civile për ish-skllevërit dhe afro-amerikanët e liruar.

Nxehtësia ekstreme shkaktoi dëme të konsiderueshme në strukturën e dyllit. Sipas raporteve të BBC, koka e statujës ishte e para që u shkri. Një foto virale e shpërndarë në rrjetet sociale tregon kokën dhe këmbën e djathtë të Linkolnit të shkrirë nga vapa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë