Sport

I nxehti rrezikon Olimpiadën, Japonia merr masa për ftohjen

Temperaturat e larta në verë janë duke vënë në rrezik serioz zhvillimin e Lojërave Olimpike vitin që vjen.  Për këtë arsye drejtuesit e Olimpiadës, Tokio 2020 kanë testuar spërkatje dhe tenda me ajër të kondicionuar për të luftuar temperaturat e larta.

Vitin e kaluar si pasojë e një valë të nxehti në Japoni disa dhjetëra qytetarë humbën jetën dhe organizatorët të enjten testuan mënyra për t’i mbajtur njerëzit në temperatura ideale në një event ndërkombëtar të volejbollit – në rast se temperaturat ngrihen. Ky ishte një lloj testi për Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm që do të zhvillohen në Tokio të Japonisë. Tifozët do të pajisen me freskuese dhe çadra dielli për t’i mbajtur ata sa më freskët.

“Ne nuk mund ta kontrollojmë klimën. Por ne duhet të merremi me çështjen e minimizimit të efekteve që ajo mund të shkaktojë në Olimpiadë.”- tha oficeri për Lojërat në Tokio 2020, Hidemasa Nakamura. “Edhe duke u krijuar hije apo mjegull, edhe pse do të jetë e vështirë për të mbuluar të gjithë zonën ku do të zhvillohet Olimpiada.”

Stacionet e lagështisë dhe freskisë, pompat e ujit, tenda ftohëse me ajër të kondicionuar dhe gardhet e luleve në vazo që organizatorët thonë se ndihmojnë “psikologjikisht” dhe organizatorët e Tokio 2020 dhe sportistët që do të garojnë aty.

Ken Wakabayashi, një zyrtar i mjedisit në Këshillin Metropolitan të Tokios tha: “Gjithçka varet nga një situatë, por për spektatorët, ne do të përgatisim zona ftohëse për ta. Në të njëjtën kohë, ne do të dëshironim t’i inkurajojmë ata që të marrin informacion mbi masat kundër nxehtësisë dhe të gëzojnë këtë ngjarje që do të jetë madhështore”.

Masa të ngjashme pritet të përdoren edhe për Kampionatin Botëror në Katar dy vite më vonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë