Media Galeri

I moshuari japonez gjen një mënyrë të veçantë për të ndihmuar Ukrainën

Kur Fuminori Tsuchiko mbërriti në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv vitin e kaluar, ai tha se donte të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar njerëzit pas pushtimit të Rusisë.

I shtyrë nga gjendja e rëndë e banorëve ukrainas, 75-vjeçari japonez nga Tokio vendosi të qëndronte.

Për muaj të tërë, ai jetonte në një stacion metroje dhe punonte si vullnetar duke shpërndarë ushqime në metro.

Ai dhe një ukrainas që takoi në stacion tani kanë hapur një kafene falas në lagjen Saltivka të Kharkivit, kryesisht falë donacioneve të bëra nga japonezët përmes mediave sociale.

Tsuchiko tha se po vizitonte Ukrainën si turist në shkurt 2022, kur ambasada japoneze i kërkoi të largohej pasi Rusia po përgatitej për të pushtuar vendin. Ai shkoi në Varshavë, por u kthye dy muaj më vonë.

Një vizitore në kafene, Anna Tovstopyatova, tha se kishte ardhur për të bërë një donacion.

“Është e mrekullueshme që ka njerëz kaq të sinqertë, të cilët sakrifikojnë jetën dhe kohën e tyre për të ndihmuar dhe për të dhënë shpresë”, tha Tovstopyatova.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë