Media Galeri

I lodhur nga rrugët e dëmtuara, britaniku mbush gropat me ‘noodles’

Një burrë është lodhur aq shumë me gropat në rrugë sa ka filluar t’i mbushë ato me ‘noodles’.

Mark Morell, ka vendosur që me drekën e tij të rregullojë rrugët e dëmtuara, për të treguar se sa problematike janë rrugët në Angli.

Ai është bashkuar me markën e ‘noodles’ për të nxitur qeverinë që të rregullojë rrugët e prishura të Britanisë.

“Meqenëse asgjë nuk i mbush gropat se ‘noodles’, me kë të bashkohemi më mirë për të nxjerrë në pah gjendjen qesharake të rrugëve në Mbretërinë e Bashkuar?”, tha ai.

Britaniku kishte ndërmarrë edhe më herët iniciativa të tjera për të nxitur ndërgjegjësimin e qeverisë. Ai u frymëzua për të ndërmarrë veprime kundër numrit të madh të gropave pasi pa qytetin e tij të lindjes, Brackley, me rrugë të dëmtuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë